Izraeli pritet të ndihmojë Kosovën për vaksinat

schedule12:15 - 17 Mars, 2021

schedule 12:15 - 17 Mars, 2021

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

Sipas mediave në Kosovë, ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për qytetarët e Kosovës.

Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme. Takimi do të mbahet sot, e mërkurë (17 Mars) në ora 16:00.