Izraeli pretendon se Hamasi ka vendosur flamuj të ISIS në vendet ku ka kryer masakra

schedule15:27 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:27 - 12 Tetor, 2023

Zyrtarët izraelitë thonë se militantët e Hamasit, kanë vendosur flamuj të ISIS, në vendet ku kanë kryer masakra.

Përmes disa fotove të publikuara, izraelitët pretendojnë se flamujt janë lënë pas masakrave që janë kryer ndaj civilëve izraelitë, shkruan Sky News.

Izraeli e ka krahasuar shpesh Hamasin me ISIS-in, megjithëse ato janë organizata të veçanta.

Hamasi është cilësuar si grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Hamasi është një grup islamik palestinez që kontrollon Rripin e Gazës dhe qëllimi i tij kryesor është zhdukja e shtetit izraelit. 

Ndërsa ISIS është një organizatë e dhunshme terroriste që ka kryer mizori në Siri, Irak dhe Libi. Ajo ka kryer gjithashtu sulme terroriste në vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!