Izraeli ‘përgatit’ qytetarët për luftë, fluks blerjesh në supermarkete

schedule21:33 - 2 Gusht, 2024

schedule 21:33 - 2 Gusht, 2024

Izraelitëve u janë dhënë udhëzime se çfarë të bëjnë në rast të një sulmi ndaj vendit mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Supermarketet kanë raportuar për rritje të shitjeve të disa produkteve.

Rrjeti izraelit i supermarketeve “Victory” njoftoi se shitjet e disa mallrave u rritën me 30 për qind krahasuar me shitjet e rregullta. Sipas CNN, njerëzit blejnë ushqime të konservuara, drithëra, makarona, letër higjienike, mish të ngrirë, ujë në shishe dhe peceta higjienike.

Autoritetet izraelite kanë shpërndarë dokumente me një listë të parkingjeve që do të përdoren si strehë. Sipas dokumentit, banorët duhet të jenë në gjendje të arrijnë në strehë në 90 sekonda.

“Banorët këshillohen që të pastrojnë dhe përgatisin paraprakisht strehimoret”, thuhet në deklaratë.

Banorët këshillohen gjithashtu që të kenë mjaftueshëm ujë dhe ushqim për tre ditë dhe përveç ilaçeve, të blejnë bateri dhe elektrik dore.

“Banorët duhet të përgatiten për ndërprerjet e energjisë elektrike që mund të zgjasin disa ditë. Të përgatiten edhe për të qëndruar disa ditë në strehimore”, thuhet në dokument.

Fluturimet drejt dhe nga Izraeli gjithashtu u pezulluan.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pas vrasjes së liderit politik dhe atij ushtarak të Hamasit, si dhe një komandant të lartë të Hezbollahut – vrasje të kryera në sulme ajrore nga Izraeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!