Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli paralajmëron banorët në jug të Libanit të evakuohen: Do kryejmë operacione kundër Hezbollahut

schedule07:29 - 3 Maj, 2026

schedule 07:29 - 3 Maj, 2026

Njerëzit që jetojnë në 11 qytete dhe fshatra në Libanin jugor janë paralajmëruar të evakuohen në një mesazh urgjent nga ushtria izraelite këtë mëngjes.

Atyre u kërkohen të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen të paktën 1000 metra larg në zona të hapura, shkruan Sky News.

Ushtria izraelite tha se po kryente operacione kundër Hezbollahut pas asaj që e përshkroi si shkelje të marrëveshjes së tyre të armëpushimit, duke paralajmëruar se kushdo që ndodhet pranë luftëtarëve ose objekteve të Hezbollahut mund të jetë në rrezik.



Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme në të gjithë Libanin jugor, pavarësisht se një armëpushim me sa duket është në fuqi.

Trupat izraelite po pushtojnë një rrip në jug të vendit pas një pushtimi tokësor në fillim të luftës, i cili ka shkatërruar shtëpi që IDF i përshkruan si infrastrukturë që përdoret nga Hezbollahu.

Grupi militant i mbështetur nga Irani ka vazhduar sulmet me dronë dhe raketa kundër trupave izraelite në Liban dhe në Izraelin verior.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!