Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 80 të vdekur në 24 orë

schedule14:36 - 15 Korrik, 2024

schedule 14:36 - 15 Korrik, 2024

Forcat izraelite bombarduan kampet e refugjatëve Maghazi dhe Bureij dhe az-Zahra në Gazën qendrore. Sipas informacioneve, 90 persona janë vrarë, duke thënë se Hamasi po dobësohej çdo ditë, i paaftë për t’u pajisur apo organizuar.

Zyrtarët në Gaza thonë se raketat izraelite vranë 17 palestinezë dhe plagosën 80 të cilët ishin strehuar në një shkollë të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për njerëzit e zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Pavarësisht paralajmërimeve urgjente për katastrofë humanitare nga aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, IDF nisi një ofensivë tokësore në maj në Rafah.

Qindra mijëra palestinezë mbeten të bllokuar në zonë, të rrethuar nga forcat izraelite dhe duke u përballur me bombardime të vazhdueshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!