Izraeli nuk ndal sulmet në Bregun Perëndimor dhe Gaza/ Vriten 9 palestinezë, anëtarë të një familjeje

schedule12:04 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:04 - 30 Gusht, 2024

Ushtria izraelite ka vazhduar operacionet në Jenin të Bregut Perëndimor për të tretën ditë radhazi, duke goditur një qelizë terroriste. Përmes një deklarate njoftoi se që nga e marta ka vrarë 16 persona, kryesisht militantë.

Ndërkohë, një sulm ajror në Rripin e Gazës ka vrarë nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë pesë foshnja dhe dy gra. Sulme të tilla ajrore, ndonëse të zakonshme gjatë luftës disamujore Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, kanë qenë të rralla në Bregun Perëndimor.

Izraeli thotë se bastisjet në veri të Bregut Perëndimor, të cilat kanë vrarë 16 njerëz, huajse të gjithë militantë, kanë për qëllim parandalimin e sulmeve. Palestinezët i shohin ato si një zgjerim i luftës në Gaza dhe një përpjekje për të përjetësuar sundimin ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi territorin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacionit të Bregut Perëndimor të Izraelit dhe lëshoi një deklaratë të enjten vonë duke i bërë thirrje qeverisë të mbrojë civilët.

Ushtria izraelite, e cila është vënë nën kritika në rritje ndërkombëtare për mijëra fëmijë të vrarë në bombardimet e saj në Gaza, nuk komentoi menjëherë objektivin e sulmit të saj në Nuseirat.

Në të njejtën kohë, OKB paralajmëron për një krizë tjetër në Gaza: shpërthimin e poliomielit mes kolapsit të kujdesit shëndetësor.

Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Humanitare tha se “më shumë se 88 përqind e territorit të Gazës ka marrë një urdhër për evakuim. Komunitetet jetojnë në një gjendje harresë, duke mos ditur kurrë se kur do të vijë urdhri i radhës për të ikur.

Në Jordani mijëra njerëz dolën për të protestuar në mbështetje të palestinezeve. Demonstruesit kërkuan anulimin e traktatit të paqes të Jordanisë me Izraelin dhe përfundimin e lidhjeve diplomatike dhe të sigurisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!