Zëdhënësi ushtarak i Izraelit Daniel Hagari ka deklaruar se nga përfundimi i armëpushimit në Gaza, forcat izraelite kanë eliminuar mbi 2000 terroristë të Hamasit.
“Ne shkatërruam rrjetin e gjerë të tuneleve, një strukturë strategjike terrorizmi të ndërtuar nga Hamasi në qendër të qytetit të Gazës. Që nga përfundimi i armëpushimit në Gaza, forcat izraelite kanë eliminuar mbi 2000 terroristë të Hamasit”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër zëdhënësi i sigurisë Kombëtare John Kirby referuar negociatave të vazhdueshme në Kombet e Bashkuara për një projekt rezolutë për Gazën, tha se po punohet në mënyrë të vazhdueshme për të arritur një të tillë.
/abcnews.al/