Ushtria izraelite tha se tre ushtarë të tjerë u vranë ditën e djeshme duke luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e ushtarakëve të vrarë në 401 që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshuan një deklaratë këtë mëngjes duke listuar viktimat e fundit: 36-vjeçari Neriya Shaer nga Yavne, 22-vjeçari Ben Zussman nga Jerusalemi dhe 19-vjeçari Binyamin Yehoshua Needham nga Zikhron.
Mediat lokale, raportojnë se nga 401 ushtarë të vrarë, 75 u vranë gjatë ofensivës tokësore brenda Rripit të Gazës, ndërsa shumica dërrmuese e të tjerëve u vranë gjatë përleshjeve në jug të Izraelit në ditën e sulmit të Hamasit në 7 tetor.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se po zgjerojnë operacionet tokësore në të gjithë Gazën, pas rënies së armëpushimit me Hamasin të premten.
Izraeli vrau komandantin e Batalionit Shati të Hamasit në një sulm ajror të dielën, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se komandanti, Haitham Khuëajari, ishte përgjegjës për kryerjen e sulmeve në territorin izraelit gjatë 7 tetorit.
Sulmet izraelite në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e rreth 15,200 palestinezëve që nga 7 tetori, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza.
/abcnews.al