Izraeli i zhgënjyer nga vendimi i Britanisë për të pezulluar një pjesë të eksporteve të armëve

schedule21:25 - 2 Shtator, 2024

schedule 21:25 - 2 Shtator, 2024

Zyrtarët izraelitë thanë se vendimi i Britanisë për të pezulluar disa eksporte të armëve në Izrael është zhgënjyes dhe dërgon një mesazh shqetësues për grupin militant palestinez Hamas.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se vendi i tij ishte “i zhgënjyer nga një sërë vendimesh” të marra nga qeveria britanike pasi njoftoi pezullimin e 30 licencave të eksportit të armëve të destinuara për Izraelin, raporton Reuters.

Ai shtoi se masa dërgon një vendim shumë problematik për Hamasin dhe mbrojtësit e tij në Iran.

“Ne jemi thellësisht të dëshpëruar kur mësojmë për sanksionet e vendosura nga qeveria britanike për licencat e eksportit për sektorin e mbrojtjes izraelite,” tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant në Platformën X.

Ai shtoi se kjo lëvizje erdhi në një kohë kur Izraeli po bën një luftë në shtatë fronte të ndryshme që u nis nga, siç tha ai, “një organizatë terroriste e paprovokuar, e egër”.

Galant deklaroi gjithashtu se vendimi erdhi ndërsa Izraeli mban zi për gjashtë pengjet e ekzekutuar me gjakftohtësi nga Hamasi në tunelet e Gazës dhe përpiqet të sjellë 101 pengje në shtëpi.

Unë qëndroj pranë ushtarëve tanë dhe agjencive të sigurisë që punojnë me guxim, profesionalizëm dhe vlera morale. Ne mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e shtetit të Izraelit dhe popullit të tij”, tha Galant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!