Izraeli i drejtohet SHBA-së: Kemi të gjitha armët e nevojshme për të pushtuar Rafah

schedule09:36 - 10 Maj, 2024

schedule 09:36 - 10 Maj, 2024

Forcat e armatosura të Izraelit kanë mjaftueshëm armë dhe municion për operacionet e tyre në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, tha të enjten zëdhënësi i tyre, gjeneral Daniel Hagari.

“Ushtria ka armatimin e nevojshëm për misionet që po planifikon, por edhe për misionet në Rafah.

Ne kemi gjithçka që na nevojitet”, siguroi Komandanti i Përgjithshëm Hagari gjatë një konference për shtyp.

Përgjigja në lidhje me mjaftueshmërinë e municioneve erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se do të pezullonte dorëzimin e disa armëve në rast se ushtria izraelite vazhdon me një sulm në shkallë të gjerë në Rafah.

Duke komentuar deklaratat e Biden, zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite këmbënguli që marrëdhëniet mes dy aleatëve të mbeten jashtëzakonisht të ngushta.

“SHBA-ja ofroi ndihmë të paprecedentë për Izraelin dhe forcat e armatosura të tij gjatë luftës,” tha Hagari, duke shtuar se çdo mosmarrëveshje zgjidhet me dyer të mbyllura.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se ai shpreson se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të kapërcejnë ndryshimet e tyre për luftën në Rripin e Gazës, pasi Uashingtoni vendosi të pezullojë disa dërgesa municionesh për ushtrinë izraelite javën e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!