Izraeli i ka dhuruar “një sasi të kufizuar” vaksinave kundër COVID-19, Palestinës dhe disa vendeve të tjera, sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit.
Hondurasi dhe Guatemala, kjo e fundit e cila ka një ambasadë në Jeruzalem, janë ndër vendet që morën doza të vaksinave të dhuruara nga Izraeli.
Republika Çeke gjithashtu do të marrë doza të vaksinës. Kabineti Çek autorizoi të martën hapjen e një zyre diplomatike në Jeruzalem. Duke qenë se Izraeli është i pari vend në botë i cili ka vaksinuar gjysmën e popullsisë, shumë vende i kanë kërkuar ndihmë Izraelit.
“Izraeli nuk prodhon vaksina dhe u tha vendeve që kërkuan ndihmë prej tij që vendi ka për qëllim të vaksinojë popullsinë e tij dhe nuk beson se do të ketë sasi të konsiderueshme vaksinash për të ndihmuar vendet të tjera derisa të përfundojë fushata e vaksinimit në Izrael,” tha ai.
Sidoqoftë, “në muajin e fundit u grumbullua një sasi e kufizuar vaksinash që nuk po përdoren, dhe për këtë arsye vendi vendosi që të ndihmonte me një sasi simbolike të vaksinave stafin mjekësor të Autoritetit Palestinez dhe disa vende që i kërkuan ndihmë Izraelit”, shtoi ai./abcnews.al