Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive

schedule14:52 - 24 Shtator, 2024

schedule 14:52 - 24 Shtator, 2024

Ushtria izraelite ka publikuar fotot e raketave me rreze të gjatë veprimi që IDF thotë se janë të fshehura në shtëpi në Liban dhe që synojnë Izraelin.

“Raketa që shihni më poshtë është një raketë me rreze të gjatë e ruajtur në një sistem hidraulik që synon civilët izraelitë dhe është gati të lëshohet nga momenti në moment.

Ky është vetëm një nga 1,300 objektivat, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë, raketa dhe UAV që u goditën sot në Liban dhe do të përdoreshin për të shkaktuar dëme të rënda në të gjitha zonat e Izraelit”, tha ushtria izraelite në një postim.

Në kohën e sulmit, këta komandantë të Hezbollahut po mblidheshin për të planifikuar një sulm të ngjashëm me atë të 7 tetorit në Izraelin verior.

Për të siguruar që Hezbollahu të mos kryejë një sulm të tillë dhe për të siguruar që 60,000 izraelitë të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në Izraelin verior, ne duhet të veprojmë kundër këtij kërcënimi.

Ky kërcënim është vetëm disa qindra metra larg nga komunitetet izraelite në veri të Izraelit”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Izraeli goditi të hënën rreth 1,600 objektiva të Hezbollahut në Liban, tha zëdhënësi i IDF-së, admirali Daniel Hagari, shumica e tyre synonin armët e ruajtura në shtëpi.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban ka shkuar në 558. Mes të vdekurve janë 50 fëmijë dhe 94 gra.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!