Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai kishte refuzuar thirrjet nga Uashingtoni dhe Kievi për të armatosur Ukrainën.
Në një intervistë me Wall Street Journal, ai tha se Izraeli kishte nevojë për “lirinë e veprimit” në Siri, ku Izraeli shpesh bombardon objektivat iraniane pranë forcave ruse.
Ai tha se kishte gjithashtu frikë se armatimet izraelite mund të kapeshin në Ukrainë dhe t’i dorëzoheshin Iranit, veçanërisht sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome, i cili u zhvillua me SHBA-në.
“Nëse ai sistem do të binte në duart e Iranit, atëherë miliona izraelitë do të mbeteshin të pambrojtur dhe të rrezikuar”, tha ai.
/abcnews.al