Ushtria izraelite po evakuon banorët në zonën kufitare me Gazën, pas sulmit të organizatës islamike palestineze Hamas. Mijëra njerëz do të zhvendosen në zona të tjera të Izraelit, tha zëdhënësi i ushtrisë Richard Hecht.
Ka ende zona pika në jug të Izraelit ku ushtria po kërkon për sulmues të mundshëm. Rreth 300 izraelitë thuhet se janë vrarë në sulmin në shkallë të gjerë të nisur nga Hamasi ditën e djeshme. Rreth 1600 njerëz kanë mbetur të plagosur.
Shumë izraelitë po mbahen peng në Gaza, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.
“Ne do t’i dërgojmë një përgjigje shumë të ashpër Hamasit pas këtij sulmi çnjerëzor,” tha zëdhënësi i ushtrisë. “Është një mëngjes i tmerrshëm.”
Hecht tha se popullata e Gazës do të udhëzohej përpara sulmeve ndaj objektivave të Hamasit për të shmangur viktimat.
“Ne do t’u themi të shkojnë në veri, të shkojnë në jug, të shkojnë në lindje.” Lidhur me një sulm të mundshëm tokësor, zëdhënësi tha se të gjitha opsionet janë në tryezë.
Vendkalimet kufitare në Gaza u shkatërruan nga Hamasi, tha ai.
/abcnews.al