Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad theksoi se IDF po godet Hezbollahun dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa të rivendoset siguria në veri.
“Ne kemi sulmuar shumë Hezbollahun veçanërisht në javët e fundit,” theksoi Gallad në një video-mesazh nga qyteti verior i Safed, i cili ka qenë objektiv i disa sulmeve me raketa gjatë ditëve të fundit.
“Ne do të vazhdojmë dhe do të shtojmë përpjekjet tona. Ne planifikojmë të kthejmë sigurinë në veri dhe që qytetarët të kthehen në shtëpi,” shtoi ai.
/abcnews.al