Nga Bill Schneider, The Hill
Duket sikur nuk ka një zgjidhje të vlefshme për tragjedinë në Lindjen e Mesme.
Status quo-ja? Ndërsa shumë izraelitë hebrenj mund të jetojnë me status quo-në, mesazhi i konfliktit të përgjakshëm të muajit të kaluar ishte se palestinezët nuk munden. Dhe jo vetëm palestinezët që jetojnë nën okupimin izraelit.
Ajo që erdhi si një tronditje ishte dhuna komunale midis qytetarëve hebre dhe arabë të Izraelit. Shumë arabë izraelitë e konsiderojnë status quo-në të patolerueshme, dhe të njëjtën gjë mendojnë edhe hebrenjtë ultra-nacionalistë izraelitë.
“Marrëveshja e Abrahamit”, e cila u promovua nga administrata Trump përfshinte edhe status quo-n. Shtetet e vogla, oligarkike arabe të Gjirit kërkonin të normalizonin marrëdhëniet me Izraelin në mënyrë që të përfitonin nga ana e tregtisë, investimeve dhe turizmit, raporton abcnews.al
Por çështja palestineze thjesht do të injorohet. Përgjigja e palestinezëve? “Ne nuk do të injorohemi!”
“Një zgjidhje me dy shtete”? Kjo është cilësuar prej kohësh si opsioni i vetëm që mund të zbatohej nga presidentët e SHBA-së dhe shumë udhëheqës izraelitë dhe arabë. Presidenti Donald Trump i tha Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu në në 2018, “Më pëlqen një zgjidhje me dy shtete. Kjo mendoj se funksionon më mirë. ” Trump çuditërisht tha , “Të njëjtën gjë mendoj edhe unë “. Pas armëpushimit të muajit të kaluar, Presidenti Joe Biden tha , “Ne ende kemi nevojë për një zgjidhje me dy shtete. Është e vetmja mundësi që kemi.”
Por pa ndonjë proces paqësor, zgjidhja me dy shtete është shumë larg reales. Duke pasur parasysh veprimtarinë e vazhdueshme ushtarake dhe aneksimet, Izraeli duket se preferon më tepër formimin e vetëm një shteti, raporton abcnews.al
Kryeministri i ri i ardhshëm izraelit, Naftali Bennett, e ka quajtur formimin e një shteti palestinez “vetëvrasje” për Izraelin dhe ka mbështetur aneksimin e Izraelit të shumicës së territoreve të okupuara. Izraeli nuk ka gjasa të pranojë një shtet armiqësor në kufijtë e tij, veçanërisht një që ka gjasa të strehojë terroristë. Pak kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor do të pranonin të jetonin nën autoritetin e një shteti palestinez.
Në vitin 2014, Bennett paralajmëroi qytetarët arabë të Izraelit që të mos bëhen “kolona e pestë” – tradhtarë që punojnë për armikun. Një zgjidhje me një shtet do të ishte e vështirë për sa kohë që Izraeli e cilëson veten si një shtet hebre. Të heqësh dorë nga ai identitet do të ishte një tradhti e papranueshme ndaj sionizmit, ideologjisë themeluese të Izraelit.
Alternativa do të ishte trajtimi i arabëve si qytetarë të klasit të dytë pa të njëjtat të drejta politike si qytetarët hebrenj. Kjo do të ishte një tradhti ndaj demokracisë.
Të dëbohen palestinezët? Imagjinoni një shtet hebre duke kryer një politikë të spastrimit etnik. Lëvizja politike Palestineze po tërhiqet nga një lëvizje nacionalçlirimtare dhe po mbështet idenë e një lëvizjeje për të drejtat civile.
Liberalët amerikanë dinë si të reagojnë ndaj lëvizjeve për të drejtat civile. Ata e kanë bërë atë për dekada – në Shtetet e Bashkuara, në Afrikën e Jugut dhe në të gjithë botën. Amerikanët që mbështesin çështjen Palestineze e shohin këtë si një çështje të të drejtave të njeriut .
Por çështja është më e komplikuar se kaq. Hamas lobon raketa në qendrat e popullsisë izraelite dhe terrorizmi palestinez është një kërcënim i vazhdueshëm. Presidenti Biden është një demokrat tradicional dhe demokratët kanë qenë mbështetës të Izraelit që kur SHBA-ja, nën udhëheqjen e Harry Truman u bë shteti i pari që njohu Izraelin disa minuta pasi u shpall kombi i ri në 1948.
Biden sigurisht e ka ndjekur këtë traditë. Sekretari i shtypit tha Presidenti Biden “kategorikisht nuk pranon që Izraeli të cilësohet si një shtet aparteid ose të jenë të përfshirë në terrorizëm.”
Gjatë 20 viteve të para, Izraeli u cilësua si një vend i së majtës. Shumë nga udhëheqësit e saj vinin nga tradita europiane socialiste. Bashkimi Sovjetik ishte një mbështetës i fortë. Partia kryesore ishte Partia e Punës e Izraelit.
Lëvizja kibbutz ishte mbështetëse e së majtës. E gjithë kjo ndryshoi në luftën e viteve 1967, kur Izraeli pushtoi territoret Arabe. Duke filluar nga viti 1967, Izraeli u identifikua gjithnjë e më shumë si pjesë e të drejtës ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike gjithashtu duket se ka anuar nga e majta. Demokratët e rinj dhe më liberalë – përfshirë shumë hebrenj përparimtarë kanë kritikuar hapur Izraelin. Dikur i vetmi vend ku mund të gjeje gjithmonë mbështetje për Izraelin ishte Kongresi Amerikan, raporton abcnews.al
Por disa demokratë kongresistë po kritikojnë hapur tashmë veprimet e Izraelit. Pavarësisht nga përpjekjet e Presidentit Biden, Izraeli – si çdo çështje tjetër në politikën amerikane është bërë më partiak.
Demokratët u zemëruan kur Netanyahu pranoi një ftesë nga Kryetari Republikan i Dhomës së Përfaqësuesve për t’iu drejtuar Kongresit – një lëvizje që Presidenti Barak Obama e cilësoi si një shkelje e protokollit.
Sipas një sondazhi, 51 përqind e republikanëve mbështesnin Izraelin dhe vetëm 3 përqind ishin pro-palestinezëve. Midis demokratëve, 12 përqind mbështesnin Izraelin, ndërsa 18 përqind mbështesnin palestinezët: 70 përqind e demokratëve mbështesin të dy palët në mënyrë të barabartë.
Midis liberalëve, mbështetja për palestinezët tejkaloi mbështetjen për Izraelin 24 me 10 përqind. Ndërsa demokratët nuk janë pro-palestinezëve, mbështetja për Izraelin ka rënë ndjeshëm në partinë e Presidentit Biden.
Ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon gjatë një interviste tha se një sionist i vërtetë dëshiron tre gjëra: një shtet hebre, demokracinë dhe Izraelin e Madh (e gjithë toka e premtuar popullit hebre në Bibël, përfshirë territoret e pushtuara).
“Ne mund të kemi dy nga tre,” tha Sharon, “por jo të tre”. Nëse Izraeli i Madh do të ishte një shtet hebre me një popullsi të madhe arabe, nuk do të mund të ishte një shtet demokratik.
Nëse Izraeli i Madh do të ishte një vend demokratik, shteti hebre nuk do të mbijetonte dhe ëndrra e sionizmit do të merrte fund. Sharon besonte se e vetmja mënyrë se si një shtet hebre mund të mbijetonte ishte të hiqte dorë nga ideja e Izraelit të Madh. Ai mbështeti tërheqjen e Izraelit nga Gaza, për të cilën ende kritikohet nga shumë nacionalistë izraelitë.
Sipas një kongregacioni hebre amerikan, ajo që tha Sharon nuk është e vërtetë pasi në Bibël, perëndia i premtoi popullit hebre një shtet hebre dhe një Izrael të Madh. Por fjala ‘demokraci’ nuk përmendet kurrë “. Një Izrael jodemokratik, është gjithashtu e paimagjinueshme. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al