Izraeli bastis spitalin Al-Shifa, ushtarët: Gjetëm armë, por jo pengje

schedule09:16 - 15 Nëntor, 2023

schedule 09:16 - 15 Nëntor, 2023

Bastisja e vazhdueshme nga forcat izraelite në spitalin më të madh të Rripit të Gazës mund të rritet në orët e ardhshme, sipas një zyrtari i cili foli në kushte anonimiteti.

Në të njëjtën kohë, mediat izraelite kanë gjetur gjatë operacionit në spitalin Al Shifa armë, por nuk ka të dhëna se aty mbahen pengje. Megjithatë, IDF beson se mund të gjenden prova që do të tregonin vendndodhjen e disa prej pengjeve.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se forcat e saj po kryejnë një operacion preciz kundër militantëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas në Al Shifa, spitali më i madh në Rripin e Gazës.

Pak kohë më parë, IDF njoftoi se gjatë operacionit të synuar në Al-Sifah, kishte dërguar në spital inkubatorë për të sapolindurit, ushqim për fëmijë dhe furnizime mjekësore.

Ushtarët izraelitë kanë marrë në pyetje njerëzit në spital, duke përfshirë mjekë dhe pacientë, ndërsa tanket dhe automjetet e blinduara kanë rrethuar kompleksin al-Sifa, tha një gazetar në terren.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!