Të paktën 18 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë në lagjen Ra’anana pranë Tel Aviv. Mediat lokale thanë se ngjarja e rëndë ka lidhje më një sulm me thikë të raportuar pak më parë.
Një grua 70-vjeçare, një 34-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar janë në gjendje të rëndë.
“Pas një incidenti të rëndë në Raanana, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë”, tha Policia e Izraelit në një postim në X
“I bëjmë thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e policisë.
Israel, Ra´anana: los ataques tuvieron lugar en cuatro zonas distintas de la ciudad.
Ver nota: https://t.co/zsFeloHH1F#Israel #MedioOriente @israel #Raanana #Terrorismo #Terrorista pic.twitter.com/5cIo0AD2ul
— Agencia AJN (@AgenciaAJN) January 15, 2024
Sipas raportimeve, i dyshuari sulmoi me thikë një shofer para se të vidhte makinën dhe të përplaste 3 persona. Më pas ai vodhi një makinë tjetër, dhe eci në rrugën Ahuza duke u përplasur me të paktën një grup tjetër njerëzish.
Policia tha se dyshuari që kreu sulmin terrorist në Ra’anana është një palestinez nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor dhe është arrestuar./abcnews.al