Barcelona pret hungarezët e Ferencvaros në “Camp Nou” mbrëmjen e sotme (21:00), teksa Josep Maria Bartomeu nuk do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit si zakonisht.
Mungesa e presidentit të klubit katalanas lidhet me koronavirusin. Një familjar i tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe Bartomeu ka qenë në kontakt me të. Mundo Deportivo raporton se presidenti është izoluar.
❗? No estará en el palco para ver el Barça-Ferencvaros esta noche
?? El presidente ha dado negativo en un test y está a la espera de una segunda prueba
✍ @sergisoleMD https://t.co/p8sUVOcxja
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) October 20, 2020
Ai ka nisur menjëherë karantinën. Në testin e parë të kryer ka rezultuar negativ dhe tani shpreson të marrë të njëjtën përgjigje në tamponin e dytë, diçka që do sillte fundin e karantinës për të. /abcnews.al