Covid-19 përhapet me shpejtësi në qytetin e Fierit. Këtë të premte Minsitria e Shëndetësisë konfimoi 4 raste të reja me koronavirus.
“ABC News” ka mësuar se një nga personat që ka rezultuar pozitiv është një 66 –vjeçar nga Patosi që ka histori udhëtimi në Itali. I moshuri ka shfaqur temperaturë të lartë të mërkurën. Për këtë arsye ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Patosit.
Pasi ka rezultuar pozitiv me virusin e ri ai është nisur drejt Spitalit Infektiv në Tiranë dhe mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar.
Ajo që e rëndon situatën dhe rrit panikun janë lëvizjet e tij nga data 3 mars deri në të mërkurën.
Gjatë kësaj periudhë mësohet si ai ka patur kontakte të shumta me familjarë dhe miq.
ABC News mësoi se 66-vjeçari ka mbërritur në Tiranë me avionin e datës 3 mars në të njëjtin avion me 73-vjeçaren që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.
Edhe udhëtimin drejt Patosit me dy furgona, nga Tirana për në Fier dhe nga Fieri për në Patos.
Burime për “ABC News” bënë me dije se gjatë ditëve që ka qëndruar në Patos, i prekuri ka marrë pjesë në ditëlindjen e nënës së tij. Nisur nga kjo situatë autoritetet lokale janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66-vjeçarin. Bashkia e Patosit ka dhënë urdhrin për mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve. Ndërsa qytetarëve iu është dhënë urdhër të izolohen.
Por, gjatë kësaj kohe 66 vjeçari ka qenë edhe në në bashkinë e qytetit, ku ka zhvilluar disa takime. Të gjithë këto takime risin dyshimet se ai mund të ketë infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.
Tre ditë i moshruri ka qenë edhe në një farmaci pasi nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ilaçe. Ndërkohë tre rastet e tjera në Fier janë në zonat rurale./abcnews.al