Izolohet në shtëpi presidentja sllovake, dyshon se mund të jetë infektuar

schedule13:02 - 24 Qershor, 2020

schedule 13:02 - 24 Qershor, 2020

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova është karantinuar në shtëpi, pasi njëri prej punonjësve të Presidencës pati  kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

Mediat vendase raportojnë se presidentja ka anuluar axhendën dhe do të qëndrojnë e izoluar në shtëpi deri në 26 qershor.

Më herët gjatë ditës së sotme, Caputova është takuar me homologun e saj austriak Alexander Van der Bellen në vendlindjen e saj në Pezinok.

Kujtojmë se Sllovakia është një ndër vendet e para në Evropë që mbylli kufijtë dhe Propozoi

vendosjen e detyrueshme të maskave edhe para se të raportoheshin rastet e para. Anëtarja e BE-së dhe NATO-s, e cila ka një popullsi prej 5.5 milionë, deri më tani ka regjistruar vetëm 1,589 raste pozitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!