Izolohet Malësia e Krujës nga rrëshqitjet e dheut

schedule13:20 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 13:20 - 16 Dhjetor, 2017

1300 banorë të Malësisë së Krujës ndodhen të izoluar prej dy javësh. Shkak është bërë shembja e rrugës nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut në ditët me reshje. Banorët kërkojnë hapjen e rrugës, ose në të kundërt paralajmërojnë se do të lënë kryeqytetin pa ujë të pijshëm.

 

Pasojave të reshjeve nuk u shpëtuan as këta banorë në Malësinë e Krujës.

Shembja e rrugës që lidh 4 fshatra me zonat përreth ka izoluar rreth 1300 banorë.

Prej dy javësh nuk kryejnë asnjë lëvizje.

Për transportin e ushqimeve përdorin kafshët.

Kurse fëmijët nuk shkojnë në shkollë.

Të gjithë shpresojnë që mos t’u paraqiten emergjenca shëndetësore deri sa të hapet rruga.

Fshatrat ndodhen 15-20 km nga metropoli rrugë, e cila përshkohet nga ujëmbledhësi i Bovillës. Ata kërcënojnë se do të lënë Tiranën pa ujë të pijshëm nëse nuk u zgjidhet situata.

Ky nuk është problemi i vetëm për banorët. Këtu disa zona izolohen edhe nga dëbora gjatë dimrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!