Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Izolohet Kapitoli në SHBA, një makinë përplas dy oficerë, policia përgjigjet me armë

schedule20:04 - 2 Prill, 2021

schedule 20:04 - 2 Prill, 2021

Dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA thuhet se janë goditur nga një makinë këtë të premte. Ndërkohë godina e Kapitolit është  izoluar ndërsa e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.

Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një cicërimë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale  se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.



Ndërkohë sipas autoriteteve një i dyshuar është arritur të arrestohet, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!