Iu vu lëndë plasëse në makinë/ Ludovik Syziu, vëllai i kreut të bandës së Mirditës

schedule11:42 - 30 Qershor, 2024

schedule 11:42 - 30 Qershor, 2024

Ledovik Syziu, të cilit iu bë atentat këtë të dielë duke i vënë tritol në pjesën e pasme të makinës është vëllai i Dritan Syziut, kreut të bandës së Mirditës.

Dritan Syziu është dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e efektivit të Policisë, Gjon Paçuku.

Ngjarja e ndodhur më 28 qershor të vitit 2000. Vrasjen, Syziu e kreu në bashkëpunim me 5 persona të tjerë. Dritan Syziu rezulton në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia.

Ledovik Syziu, njihej si person problematik në fshatin ku jetonte në Mirditë. Mësohet se ai ka qenë në burg dhe ka dal nga qelia vetëm pak kohë më parë pasi kreu dënimin.

Në burg ka përfunduar për shkak se ka dhunuar një te moshuar, nën akuzën për plagosje me dashje. Pavarësisht kësaj sipas të dhënvae që ka mbledhur policia ai vazhdimisht ka krijuar probleme në zonë pasi zihej me shumë persona./abcnews.al

Dritan Syziu
Dritan Syziu