Togat e zeza të GJKKO-së kanë thënë se Lefter Koka do të kurohet si ço qytetar i Shqipërisë dhe do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe përkujdesin shëndetësor.
Gjyqtari Erion Bani, vendosi mos pranimin e kërkesës së mbrojtjes së Kokës, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pavarësisht se avokatët paraqitën ekspertizën e mjekëve që theksonin gjendjen delikate shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit.
Gjithashtu gjykata i jep të drejtë Lefter Kokës që jo vetëm të kryejë vizita në ambientetet e paraburgimit, por edhe në qendrën spitalore universitare si dhe në qendra të tjera të posaçme.
Kjo për shkak të aktit të ekspertimit mjekësor që kishte përcaktuar se gjendja shëndetesore e Kokës është veçanerisht e rënduar.
/abcnews.al