“Iu premtua shumë e madhe monetare”, GDF “zbërthen” ukrainasit: Veliera luksoze, italiani na nisi drejt Shqipërisë

schedule15:15 - 8 Gusht, 2022

schedule 15:15 - 8 Gusht, 2022

Tre skafistë nga Vlora dhe 2 ukrainas u arrestuan në kuadër të operacionit “The Eye”, i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare. Operacioni solli sekuestrimin e 992 kg kanabis.

Ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe Policia Kufitare që ia kanë përçuar GDF italiane informacionin për lëvizjen e tre skafeve me drejtues shqiptarë.

Droga u shkëmbye në det të hapur, dhe në këtë moment helikopteri i Guardia di Finanza ka qenë duke ndjekur palën shqiptare, por edhe dy skafistët ukrainas, dhe ka ndërhyrë.

Mësohet se policia po heton se ku është gjetur veliera dhe kush i ka dërguar në Shqipëri dy shtetasit ukrainas, të cilët kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim, sipas News 24.

Lexo edhe: Aksion nga toka, ajri dhe deti, dalin pamjet: Ja si GDF ndoqi 3 skafet në “Gjirin e Arushës”

Arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj.

Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”.

Veliera ka qenë tepër luksoze dhe dyshimet janë të forta nga pala italiane, pasi ende nuk dihet nëse ka një denoncim për zhdukjen nga pronari i mundshëm i saj./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!