Iu ngacmuan të dashurat në mes të lokalit, shqiptarët përleshen me të huajt, por bëhen për spital

schedule11:45 - 14 Maj, 2022

schedule 11:45 - 14 Maj, 2022

2 shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me shkopinj me një grup prej 4 personash në Novara të Italisë. Shkaku ka qenë ngacmimi i 2 vajzave që ishin në një tavolinë me to.

Katër të huajt që kanë sulmuar janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shqiptarë nga Kosova dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në  Novara.

Gjithçka ka nisur në ditët e para të janarit për shkak të një mosmarrëveshjeje të parëndësishme që ndodhi në qendër të  Novarës në një lokal shumë të populluar.

Në fillim sherri verbal ishte për ngacmimin e vajzave në shoqërinë e shqiptarëve. Por sherri i nisur aty është parandaluar me ndërhyrjen e policisë.

Duke mos u mjaftuar me kaq ata kanë lënë takim të nesërmen për t’u sqaruar. Shqiptarët nuk ishin përgatitur për më të keqen, pasi 4 rivalët u kishin bërë një pritë. Aty plasi sherri me shkopinj bejsbolli madje njëri nga shqiptarët ka përfunduar në spital.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!