SHKODËR- Shtetasi 23-vjeç, Aleksandër Mëhilli është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Ura”.
Sipas informacioneve, janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
/abcnews.al/


