Policia në Tiranë ka arrestuar një 47-vjeçar të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme nafte të kontrabanduar në banesë. Bëhet e ditur se në pranga u vu Alfred Hoxha, 47 vjeç, banues në Kashar pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u gjet një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Hoxha e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj. /abcnews.al/