Itinerari i emigrantëve që zgjedhin malin për të shkuar në Francë

schedule14:51 - 5 Shkurt, 2021

schedule 14:51 - 5 Shkurt, 2021

Itenerari alpin është gjithnjë e më i rrahur nga emigrantët të cilët përpiqen të hyjnë në Francë nga Italia. Udhëtimi i tyre nis nga Klavier, komunë në anën italiane të Monxhinevros. Disa ditë më parë dy familje afgane u përpoqën të kryejnë këtë itenerar: 11 persona në total, nga të cilët tre ishin fëmijë. Ishte hera e tretë për ‘ta. Për të shmangur kontrollet e policisë ata zgjedhin të ecin shtigjeve të malit që zakonisht shkelen nga ekskursionistët. Një patrullë e kryqit të kuq italian iu jep informacionet e duhura për rrugën, nes të cilave dhe një numër telefoni në rast emergjence.

Për orientim grupi përdor një GPS me informacionet që i janë dhënë nga emigrantë që e kanë bërë më parë këtë rrugë. Objektivi i tyre në anën franceze është Montzhenevrë. Janë me mijëra emigrantët të cilët çdo vit mbërrijnë në këtë stacion të vogël skiimi, në përpjekje për të shmangur kontrollet në kufij. Në këtë pikë një grup prej 200 vullnetarësh, profesionistë të maleve, shpëtojnë emigrantët në rrezik. Por ndalimi për kalimin e kufirit i ekspozon ata ndaj akuzës për favorizim të emigracionit klandestin.

Pjesa më e madhe e emigrantëve që arrin të kalojë kufirin dhe të shmangë kontrollet, mbërrin në Briankon. Aty i pret një strehë e përkohshme. Këtu mbërrijnë dhe dy familjet afgane që kanë ndërmend të kërkojnë azil dhe pse nuk kanë vendosur ende nëse do të qëndrojnë në Francë apo Gjermani. Që nga viti 2017 më shumë se 2 mijë persona kanë kaluar nëpër këtë pikë. Emigrantë që arratisen nga luftëra dhe varfëri, të cilët as policia dhe as shtigjet e ashpra malore nuk i ndalojnë dot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!