Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Korçës me automjetin e tij tip Xhip, në të cilin kishte 12 shtetas të huaj.
Si pasojë, ai ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.
Kjo ka bërë që shtetasi italian të përfundojë në prangat e policisë. Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, blutë po kryejnë veprimet hetimore për zbardhur aksidentin./abcnews.al