Drejtuesit e Arsenalit dëshirojnë që deri në fund të merkatos dimërore të afrojnë sulmuesin e Juventusit,Dushan Vlahovic, raportojnë mediat italiane.
Arsenali ka qenë në bisedime prej javësh me sulmuesin ukrainas Mykhailo Mudryk, i cili përfundoi te Chelsea për 100 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur të nisin negociatat me Juventusin për Vlahoviç.
“Vlahovic për momentin është jashtë fushës për shkak të dëmtimit. Ai nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për klubin torinez që nga 25 tetori i vitit të kaluar. Sulmuesi serb është rikthyer në stërvitje javën e kaluar dhe duhet të kthehet në skuadër më 22 janar për ndeshjen kundër Atalantës. Trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegrit i mungon një opsion sulmues që do ta ndihmojë klubin të përfundojë në mesin e katër skuadrave më të mira në Serie A në fund të sezonit, raporton Calcomercato.
Vlahovic erdhi në Juventus vitin e kaluar nga Fiorentina për 81.6 milionë euro.
“Vlahoviç është lojtar i Juventusit, nëse nuk vjen një ofertë që mund të ndryshojë gjithçka. Arsenali që humbi Mudrikun është në kërkim të përforcimeve në sulm. Në Torino janë gati të flasin për transferimin, por që Juventusi të heqë dorë nga Vlahovic, një klub tjetër duhet të paguajë dëmshpërblim prej të paktën 100 milionë eurosh. Ndryshe, Vlahoviç do të qëndrojë te Juventus të paktën deri në qershor, thuhet në tekstin e Calciomercato.
Vlahovic luajti 36 ndeshje për klubin torinez dhe shënoi 16 gola. /G.D abcnews.al/

