Italianët solidarizohen me Shqipërinë, simboli i qytetit të Novarës bëhet kuq e zi për 3 ditë

schedule13:48 - 30 Nëntor, 2019

schedule 13:48 - 30 Nëntor, 2019

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë shumë vende janë solidarizuar dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për vendin tonë.

Simbol i qytetit të Novarës në Itali, kupola e San Gaudenzio është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Në shenjë solidariteti ndaj popullit shqiptar në këtë moment të vështirë, për 3 ditë resht ngjyrat e flamurit do të ndriçojnë monumentin kryesor të këtij qyteti.

Mediat italiane bëjnë me dije se kryebashkiaku i qytetit, Alessandro Canelli është shprehur se kjo është një shenjë solidariteti për tragjedinë natyrore që ka prekur Shqipërinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!