Autoritetet shëndetësore italianë pritet të vaksinojnë 2 milionë qytetarë në një muaj, sipas një njoftimi nga eksperti Francesco Filiuolo. Komisioneri i pandemisë vuri në dukje se qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin do të jenë të hapura 24 orë gjatë ditëve të ardhshme.
Gjithashtu sot priten të publikohen masat e reja nga qeveria. Sipas informacioneve, pensionistët dhe të papunët mbi 50 vjeç do të kenë afat deri më 1 shkurt për të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. Personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten me 100 euro, ndërsa ata që do të shkojnë në punë pa u vaksinuar do të gjobiten me 1500 euro.
Italia ka regjistruar 6,975,465 raste dhe 138,474 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al