Italia shtrëngon masat anti-Covid, mbyllen sheshet, kufizohen gjimnazet dhe restorantet

schedule22:13 - 18 Tetor, 2020

schedule 22:13 - 18 Tetor, 2020

Teksa Italia po përballet me një valë tjetër infektimesh të larta me Covid-19, kryeministri Giuseppe Conte firmos nje tjetër dekret me masa shtrënguese.

Kështu, kreu i qeverisë ka autorizuar kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që krijojnë grumbullime. Autorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

Disa prej masave shtesë;

-Autorizohen kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe të populluara nga jeta e natës por jo vetëm. Autorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

-Mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet.

-Mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorantet. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.

-Shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne dhe gjimnazet rekomandohen të kryejnë mësimin online.

-Nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.

-Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.

-I jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të  marrë vendimin e mbylljes ose jo të tyre.

“Vendi nuk mund të përballojë një bllokim të ri të përgjithësuar. Ne do t’u japim palestrave një javë kohë për të marrë masat për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë. Mbetet e ndaluar  sporti i nivelit amator dhe garat e aktivitetet themelore amatore. Restorantet do të lejohen të punojnë deri në mesnatë, ndërsa do të kufizohet numri në 6 persona për tryezë. Do të vijojnë ende pa kufizime spitalet, aeroportet , autostradat“, sqaroi Conte.

“Strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë: në muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Masat më efektive mbeten ato paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena vetjake. Ne i duhet ti kushtojmë vëmendje sidomos grumbullimeve me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata kemi nevojë për kujdes maksimal. Qeveria është aty por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi kryeministri italian Conte.

n.d./abcnews.al