Italia ka raportuar ditën e sotme 92 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi. Ky është bilanci më i ulët i regjistruar në vend që nga fillimi i marsit.
Ndërsa, numri total i viktimave në vend rritet në 32,877.
Po ashtu, brenda 24 orëve, vendi ka regjistruar 300 raste të reja me Covid-19, duke shënuar një ulje, krahasuar me të dielën ku u regjistruan 531 raste të reja.
Po ashtu, për herë të parë të dielën u regjistruan zero raste të reja në 5 rajone si Bolzano, Umbria, Kalabria, Molise dhe Basilicata. Deri më tani, 55,300 raste mbeten ende aktive në vend, 541 prej të cilave ndodhen në kujdesin intensiv. /abcnews.al/