Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 12,715 raste të reja me koronavirus, nga 298 mijë teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 421 qytetarë të tjerë.
Në nivel rajonal, rajonet me më shumë raste në 24 orët e fundit janë Lombardia (1,832), Campania (1,366), Emilia-Romagna (1,314) dhe Lazio (1,138). Shtretërit e kujdesit intensiv të zënë nga pacientët me Covid po zvogëlohen: ato janë gjithsej 2,218, 52 më pak se dje.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale është 22,316 pacientë, 351 më pak se dje.
Në total, Italia numëron 2,5 milionë të infektuar dhe 88,279 viktima. s.b/abcnews.al/