Italia nuk gjen qetësi, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19

schedule18:53 - 5 Qershor, 2020

schedule 18:53 - 5 Qershor, 2020

Italia duket se akoma është nën frikën e koronavirusit. Këtë të premte është vënë re një rritje e numrit të rasteve dhe e viktimave nga Covid 19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 518 raste të reja dhe  85 persona kanë humbur jetën.

Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33 774 e i të infektuarve më 234 531. Ndërkaq persona aktivë me koronavirus janë 36 976, ndërsa deri më tani këtë betejë e kanë fituar 163 781 pacientë.

Në 24 orë janë regjistruar 1,886 persona të shëruar. Lombardia sërish është një ndër rajonet më të goditura, me 21 viktima në 24 orët e fundit e numri i tyre ka arritur deri më sot më 16,222, ndërsa të infektuarit më 89,828.

Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv./abcnews.al