Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Gjermania për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për njohjen e patentave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, në një intervistë në “Log” me Endri Xhafon.
Ministrja tha se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete.
“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete. Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”
Por kur do të hyjë në fuqi marrëveshja e bërë me Italinë për patentat e cila është botuar edhe në Fletoren Zyrtare? Ministrja shpjegoi se pala tjetër ka procedurat e veta, dhe se në 60 ditë do të njoftohen 20 rajonet e Italisë mbi teknikalitet e marrëveshjes.
“Pala tjetër ka procedurën e vetë për miratim apo ratifikim. Pala italiane duhet të njoftojë të 20 rajonet mbi teknikalitetet e marrëveshjes. Hyn në fuqi në Itali për të paktën 60 ditë.”
Gjithashtu, gjatë bisedës në studio ministrja Xhaçka bëri të ditur se pritet që çelja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet brenda presidencës portugeze. Dhe, nëse nuk arrihet deri atëherë, do të ndodhë brenda presidencës sllovene. sb/abcnews.al/