Italia lehtëson masat anti-covid, shumica e rajoneve kthehen në” zona të verdha”

schedule18:16 - 1 Shkurt, 2021

schedule 18:16 - 1 Shkurt, 2021

Shumica e rajoneve italiane kanë lehtësuar të hënën masat anti-covid. Lëvizja vjen në një kohë kur shumë nga fqinjët evropianë të vendit si Franca, po shtrëngojnë më tej masat.

15 nga 20 rajonet e Italisë janë tashmë në “zonën e verdhë”, niveli më i lehtë në shkallë kufizimesh të rënditura nga e verdha në të kuqe, pas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten.

Në “zonat e verdha” njerëzit lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.

Të dielën, Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi se Italia “ende ka nevojë për kujdesin më të madh”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!