Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar edhe 516 raste të reja me koronavirus. Kështu, në total vendi fqinj numëron 33,229 viktima nga Covid-19. Numri i të infektuarve është ulur pasi të premten u konfirmuan 77 persona më pak, krahasuar me një ditë më parë.
Ndërsa, brenda ditës kanë humbur jetën edhe 87 pacientë të tjerë. Pra, ditën e sotme humbën jetën 17 persona më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Në total, numri i të infektuarve në vendin fqinj është rritur në 232,248. Po ashtu, 3,503 pacientë janë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali ndërsa 154,107 është numri i të shëruarve në total. /abcnews.al/