Italia gati për fazën e dytë të rihapjes, nga 18 maji hapen baret dhe restorantet

schedule15:10 - 8 Maj, 2020

schedule 15:10 - 8 Maj, 2020

Ndërsa Italia ka hyrë në fazën e dytë të hapjes, miliona qytetarë po mësohen me normalen e re të respektimit të distancimit fizik. Ndërkohë hapja e mëtejshme ka shtuar volumin e punës në laboratorë, pasi përveç tamponëve autoritetet kanë shtuar edhe testet serologjike për të matur imunitetin e popullatës. Faza tjetër e hapjes fillon nga 18 maji.

Radhët e gjata nuk kanë qenë krenari kombëtare e italianëve para shpërthimit të koronavirusit, por tani ata po i përshtaten shumë mirë normales së re. Në një prej stacioneve të metrosë së Romës në zonën e San Giovanni-t, formohen radhë të gjata pasditeve kur njerëzit kthehen në shtëpi nga puna.

Që prej 4 majit ka filluar faza e dytë e hapjes dhe miliona vetë në mbarë vendin u kthyen në punë, por duke respektuar distancën fizike në transportin publik. Është një kohë vështirë dhe shumë italianë shpresojë se lehtësimi i masave kufizuese nuk do ta rrisë infektimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!