Italia fitoi “Eurovision 2021”, por për çfarë flet kënga që rrëmbeu trofeun

schedule20:08 - 24 Maj, 2021

schedule 20:08 - 24 Maj, 2021

Grupi italian i muzikës rok, “Maneskin”, fitoi edicionin e 65-të të Eurovision me këngën “Zitti e buoni”. Të gjithëve i bëri përshtypje melodia goditëse, por ndoshta nuk i kushtuan rëndësi të madhe mesazhit unik që mbart kënga.

“Zitti e Buoni” do të thotë “Hesht dhe rri qetë (sillu mirë)”, duke aluduar në një frazë që lidhet me disiplinën dhe shpesh u thuhet fëmijëve.

Sipas anëtarëve të grupit, kënga është një ftesë për të vlerësuar individualitetin tonë dhe një sfidë ndaj atyre që nuk të pranojnë ashtu siç je. Flet për spikatjen, duke kundërshtuar pritshmëritë dhe rregullat stereotipe të shoqërisë.

Në “Zitti e buoni” ka në të vërtetë disa referenca shumë të qarta, megjithatë, për shkak të rregullave të konkursit që ndalojnë çdo sharje ose gjeste të pahijshme, teksti është përshtatur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!