Futbolli italian preku fundin, pasi për herë të tretë radhazi dështoi të kualifikohej për në finalet e një Botërori. Në një kohë që italianët vazhdojnë të qajnë për faktin se sërish do të ndjekin finalet e Kupës së Botrës nga divani i shtëpisë, autoritetet kanë nisur një revolucion të vërtetë për të “ringjallur” të kaltërit.
Në këtë process janë përfshirë të gjithë, drejtuesit të gjitha niveleve të futbollit, politika, mediat dhe ikonat e së shkuarës të kombëtares së Italisë. Nuk ka një plan konkret public, por duket se gjithçka do të nisë nga zero.
Dorëheqjet e presidentit të Federatës Gravina dhe drejtorit të kombëtares Xhanluixhi Bufon ishin vetëm pika e nisjes, ndërsa të gjithë presin vetëm zyrtarizimin e largimit të trajnerit Genaro Gattuso.
Për të zëvendësuesuar dy të parët duket më e lehtë. Ish presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovani Malago dhe ish futbollisti Demetrio Albertini janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Federatës, ndërsa për të pasuar Buffon, emri më I përfolur është ai i legjendës së Milan dhe përfaqësueses italiane, Paolo Maldini.
Kaq për anën administrative. Më i rëndësishmë në këtë revolucion është emri i trajnerit të ri që do të ulet në pankinë. Në mediat përtej Adriatikut tre janë kandidatët kryesorë. Bëhet fjalë për Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Massimilliano Allegri.
Dy të parët e kanë patur një eksperiencë në drejtimin e kombëtares së kaltër, por një sondazh i publikuar nga “TG Com” tregon se shumica e italianëve kërkojnë trajnerin e Milan në krye të përfaqësueses. Një tjetër emër i përfolur në orët e fundit, por që për momentin duket vetëm si një sugjestion është ai i Pep Guardiola./abcnews.al


