Italia e ndarë në dysh, pezullohet qarkullimi hekurudhor Romë-Firence

schedule09:00 - 22 Korrik, 2019

schedule 09:00 - 22 Korrik, 2019

Prej orës 5:40 të mëngjesit të sotëm është pezulluar trafiku hekurudhor midis Rovezzano dhe Firences Campo Marte në linjat direkte dhe konvencionale ndërmjet Romës dhe Firences për hetime nga Autoriteti Gjyqësor pas sulmit të zjarrvënies të një nënstacioni elektrik të tensionit të lartë.

Përveç trenave vendorë, ka vonesa të mëdha edhe për trenat që vijnë nga Veriu (Milano dhe Bologna), dhe për ata nga Jugu (Napoli).

Zjarri në stacionin Rovezzano në periferi të Firences është i qëllimshëm. Rrjeti Italian i Hekurudhave raporton se “nga hetimet e para, zjarri i rënë te impianet që menaxhojnë lëvizjen e trenave është i qëllimshëm dhe është shkaktuar nga persona ende të panjohur”.

Trafiku hekurudhor mbetet ende i ngadaltë në qendër të Firences me qëllim zmbrapsjen për qarkullimin e trenave të shpetësisë se lartë dhe atyre konvencionalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!