Italia e kërkonte prej vitesh, kapet në Shqipëri “bosi” i drogës, bënte “namin” në vitet 2000

schedule11:47 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 11:47 - 1 Dhjetor, 2022

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai ishte i dënuar me 7 vjet burg dhe 30 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të heroinës dhe marihuanës, shkruajnë mediat italiane.

Trafiku ka ndodhur në periudhën e fillimit të viteve 2000, midis Marche dhe rajoneve të tjera qendrore-veriore, në veçanti Lombardisë.

Shqiptari ishte pjesë e një bande të strukturuar kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe simulimin e vjedhjeve të makinave për të mashtruar kompanitë e sigurimit.

Falë veprimtarive hetimore informative të Seksionit të Arrestuar të Komisariatit të Policisë Ankona, i kërkuari u kap në Shqipëri, ku kishte shkuar, duke përfituar nga një periudhë lirie pa kufizime. Me të mbërritur në shtëpi, duke përfituar nga rregullat shqiptare, kishte vazhduar me rinovimin e dokumenteve të identitetit të vlefshëm edhe për jashtë vendit, me të dhënat personale të modifikuara pjesërisht për t’iu shmangur kapjes. 45-vjeçari ishte martuar, teksa ishte në pritje të kthimit të paligjshëm në Itali.

/abcnews.al