Largimi nga jeta e ikonës Raffaela Carra tronditi jo vetë publikun italian, por edhe atë europian. Jo më pak trishtim shkaktoi lajmi edhe në Shqipëri ku Carra ka pasur shumë adhurues.
Edi Oga dhe Dasara Karaiskaj këtë të martë ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku folën pikërisht për figurën e saj, dhe atë çka i lidhte direkt me të.
Dasara theksoi se Raffaella ka thyer tabutë dhe sfidat e saj e kanë motivuar.
“Ajo na përkiste dhe ne. Arsyeja kryesore që ia bëri jetën të vështirë Raffaella Carra ka qenë fakti që thyente tabu dhe është çensuruar për thyerjen e këtyre tabuve. Gjërat që kanë qenë sfida në jetën e saj e bënin dhe më të madhe”, tha Dasara.
Edhe Edi Oga nënvizoi se shqiptarët janë ushqyer me programet e Rai-t dhe për këtë arsye Carra u bë shumë e dashur.
“Mos harrojmë një gjë, që ne jemi ushqyer me prgramet e Rai, të gjithë vitet ’70 – ‘80 për atë kohë që kemi pasur televizor. Unë duke filluar nga ’85 e këndej mbaj mend çdo gjë që transmetohej në Rai, sidomos në verë kur na e kapte antena”, tregoi Edi.
Ermali shtron pyetjen se sa kemi mësuar nga kultura mediatike italiane.
“Për spektakle, për programacion në të gjithë botën Italia është më e mira. Janë ca gjëra që janë të ndara botërisht. Nuk mund të bëjmë krahasime me Shqipërinë se ka aq shumë probleme media këtu’, përfundoi Karaiskaj./abcnews.al