ITALI- Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka ndërprerë kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC) me pëlqim të ndërsjellë, pas eliminimit nga play-off i Kupës së Botës, konfirmoi Federata Italiane e Futbollit në një deklaratë.
“Gattuso dhe FIGC kanë ndërprerë marrëveshjen e tyre me pëlqim të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.
Italia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi të martën në mbrëmje, duke humbur finalen e play off, kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në penallti.
Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, gjithashtu dha dorëheqjen pas eliminimit të Italisë, dhe të njëjtën gjë bëri edhe Shefi i Delegacionit, Gianluigi Buffon.
Kombëtarja e Italisë ka dhe dy ndeshje miqësore në qershor, por nuk dihet ende se kush do të jetë pasuesi i Gennaro Gattuso.
Sipas mediave italiane, kandidatët më të mundshëm për të udhëhequr Kombëtaren e Italisë janë Roberto Mancini, Max Allegri, Simone Inzaghi si dhe Antonio Conte./abcnews.al


