Italia bie nga “froni’/ “Nuk kam parë më keq se kaq”, Gezdari: Duhet të luftonin për fitore, por fjetën gjumë!

schedule23:20 - 29 Qershor, 2024

schedule 23:20 - 29 Qershor, 2024

Edmond Gezdari, specialist i futbollit, ishte i ftuar në studion e Euro Kuqezi në ABC News, ku komentoi humbjen e Italisë ndaj Zvicrës, ku për pasojë u s’kualifikua nga kampionati Evropian.

Gizdari u shpreh se Italia duhet të luftonte për fitoren, por fjeti gjumë, ndërsa shtoi se “Nuk kam parë më keq se kaq”.

“Mbrojtja ishte misarbël. Sa merrni topin e dorëzonin. Thamë se Spanjën, hajt se është një skuadër agresive. Por, Zvicra nuk është si Spanja. Në kampionatin italian ka shumë futbollistë të mirë. Kjo është një sallatë ruse e keqe, që unë nuk kam parë më keq se kaq. Nuk gjuante njëherë në portë. Një skuadër ka moral, duhet të luftonin, por fjetën gjumë.”, u shpreh ai.

/abcnews.al