Italia arrin të izolojë koronavirusin, ministri: Rriten shanset për vaksinën

schedule14:42 - 2 Shkurt, 2020

schedule 14:42 - 2 Shkurt, 2020

Italia ka arritur që të gjejë mjekimin e duhur për të izoluar koronavirusin i cili deri më tani ka marrë jetën e 304 personave dhe mbi 14 mijë të tjerë janë infektuar.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat, ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.

“Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,” deklaron ministri italian  në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se drejtori i këtij Instituti Shëndetësor,mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se “zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e vaksinës kundër koronavirus.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!